Lajme

“I kemi pagat e ulëta, s’kemi nxemje qe 20 vjet”, protestojnë punëtorët e KEK-ut


Nën organizmin e Shoqatës Sindikale të Sigurimit Fizik të Korporatës Energjetike të Kosovës, dhjetëra punëtorë të KEK-ut kanë protestuar duke kërkuar rritje të pagave.

Njëri nga ta ishte edhe Ekrem Gërvalla, i cili mori pjesë në protestë këtë të martë dhe tha për Albanian Post se kushtet e punëtorëve janë shumë të këqija.

“Rrogat i kemi të ulëta, qe 20 vjet nuk kemi nxemje, jemi dalë për të drejtat e tona”, tha ai për AP.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, theksoi se kërkesa e tyre është që vendimi për tenderim të shfuqizohet.

“Sot jemi këtu edhe njëherë t’u tregojmë Korporatës Energjetike të Kosovës sepse ky departament nuk është  privatizuar, por është huazua dhe sot e 20 vite tenderohet në mënyre të paligjshme edhe sot është duke u tenderuar në mënyrë të paligjshme”, tha ai.

Llumnica ka potencuar se kohëve të fundit është publikuar edhe një raport i Auditorit të Brendshëm ku tregon që nuk është në përputhje me kontratën.

“Ne po dyshojmë se këtu ka hile dhe ka korrupsion dhe kjo është arsyeja ajo cila tenderohet edhe tashti e tutje ju bëjmë thirrje menaxhmentit të KEK-ut që ky departament i huazuar t’i kthehet në KEK-ut aty ku e ka pas vendin”, potencoi Llumnica.

Që nga viti 2018 asnjë punëtorë i KEK-ut nuk ka pasur ngritje të pagës, pavarësisht që performanca e KEK-ut ka qenë mjaft e mirë dhe nga menaxhmenti është deklaruar se kanë pasur mbi 100 milionë euro fitim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore