Hyn në fuqi marrëveshja/ MEPJ: Shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Serbisë vetëm nëpërmjet një karte ID
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), bëri me dije, të enjten, që ka hyrë në fuqi marrëveshja e Shqipërisë me Serbinë, për lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve. Kjo marrëveshje i jep mundësinë qytetarëve shqiptarë të udhëtojnë drejt shteti serb, duke përdorur vetëm kartën e identitetit. Gjihashtu dhe anasjelltas, pwr shtetasit serbë.
Marrëveshja, është bërë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë.
Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi, që prej datës 20 janar 2021.
Për të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Serbisë, dokumentet që do të cilësohen si të vlefshme janë; pasaporta, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, dokument udhëtimi për hyrje-dalje në Shqipëri, kartë identiteti biometrike. Këto dokumente vlejnë dhe për shtetasit serbë.
Sipas MEPJ-së, Serbia është vendi i pestë tashmë që e ofron këtë mundësi, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Balla: 900 mijë pasagjerë më shumë në Rinas se vitin e kaluar, shtojmë 100 efektivë
-
Këshilltarët bashkiakë të opozitës propozojnë shtimin e tre pikave në rendin e ditës
-
KP urdhër KPA: Ndryshoni vendimin për Aflred Ballën, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë
Lajmet kryesore
-
Balla: 900 mijë pasagjerë më shumë në Rinas se vitin e kaluar, shtojmë 100 efektivë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kërkohet vazhdimi i masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit