Lajme

Hyn në fuqi Ligji i ri për trafikun rrugor – ashpërsohen gjobat për kundërvajtësit


Nga 3 prilli kundërvajtësve në trafik po iu shqiptohen gjoba më të ashpra, meqë nga kjo datë ka hyrë ne fuqi Ligji i ri për rregullat në trafikun rrugor.

Ky ndryshim ndodhi pas analizimit që iu bë kundërvajtjeve në trafik dhe shkaktarëve të aksidenteve.

Dënime më të ashpra do të ketë për rripin e sigurisë, për përdorimin e telefonit dhe për mos regjistrimin e automjeteve, ku përpos gjobës do të konfiskohet edhe automjeti.

Ndërkaq qytetarët konsiderojnë që ky veprim është i domosdoshëm për të përmirësuar gjendjen në trafik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore