Lajme

Hungaria kërkonte një pjesë të territorit ukrainas pas pushtimit, thotë Danilov


Sekretari i Sigurisë Kombëtare në Ukrainë, Oleksiy Danilov deklaroi mbrëmjen e 2 majit se Hungaria ishte në dijeni të planeve të presidentit rus Vladimir Putin për të nisur një pushtim të Ukrainës.

Hungaria, sipas tij, gjithashtu donte të merrte një pjesë të Ukrainës – Transcarpathia-n.

Shërbimi për shtyp i ambasadës hungareze në faqen e saj në Facebook ka publikuar sot një përgjigje ndaj deklaratës së Danilov-it.

“Këto pretendime për Hungarinë përmbajnë akuza që janë të rreme dhe të pabaza, dhe nxisin urrejtje kundër popullit hungarez në opinionin publik ukrainas të shkatërruar nga lufta”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Ambasada kërkon që Danilov të tërheqë deklaratën e tij, të cilën ata e konsiderojnë “shpifje të rreme”.

“Meqenëse kjo nuk është hera e parë që disa përfaqësues të udhëheqjes së Ukrainës flasin në këtë mënyrë për Hungarinë, e cila është anëtare e NATO-s dhe BE-së, ambasada jonë është në pritje të shpjegimeve nga liderët kompetentë të Ukrainës, se si ata përfaqësojnë formimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe të fqinjësisë së mirë në të ardhmen në dritën e asaj që është thënë”, shkruan më tej njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore