Jetesë & Stil

Humori është shumë i rëndësishëm në ambientet e punës


Pjesa më e madhe e ditës, për shumicën e njerëzve kalon në vendet e punës. Rrjedhimisht kur jemi në një vend punë për herë të parë, humori është ai që tërheq vëmendjen.

Të gjithë e dimë se gjatë një prezantimi duhet të tërhiqem vëmendjen. Një komponent shumë i rëndësishëm është kur ne arrijmë t’i bëjmë njerëzit të qeshin.

Psikologët Herbet Lefcourt dhe Rod Martini ishin ndër të parët që provuan që njerëzit që kishin shkallen e humorit më të ulët, ishin më të stresuar.

Është vërtetuar se e qeshura rrit nivelin e endrofinës, e cila na bën të ndihemi më mirë. Në punë është shumë i domosdoshëm përqendrimi, por kjo është e pamundur gjatë tetë orëve. Prandaj ndonjëherë duhet rritur edhe humori për të rritur produktivitetin.

Energjitë pozitive dhe motivimi janë të domosdoshme, sidomos nëse keni një punë me ritme të shpejta dhe përqendrim të lartë.

Sipas psikologëve në vendet e punës ku kultura është e hapur, njerëzit janë më të inkurajuar të jenë vetvetja. Humori të jep mundësi të kultivosh marrëdhënie ndërmjet hierarkive.

Humori është gjithashtu tregues i një lideri të suksesshëm, i cili ka besim në vete.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore