Shqipëria

Humb jetën çifti i bashkëshortëve në Fier


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e 28 dhjetorit në aksin rrugor Levan-Qarr, në të cilin kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”.

Sot rreth orës 7:20, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Qarrit’, automjeti tip ‘Toyota’ ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas, një mashkull dhe një femër”, ka njofuar policia.

Mësohet se çifti i bashkëshortëve me iniciale N.P dhe P.P ishin duke udhëtuar drejt vajzës së tyre, e cila banon në Qarr.

Një prej banorëve, i cili ka qenë në vendin ku ndodhi aksidenti, ka deklaruar se dy personat nuk kanë ndërruar jetë që në momentin që kanë rënë në kanal.  Ata fillimisht kishin kërkuar ndihmë duke i rënë xhamit të makinës dhe më pas mësohet se kanë gjetur vdekjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore