Lajme

Një grua dyshohet se u dhunua në Kamenicë


Ilustrim

Një grua dyshohet se është dhunuar në Kamenicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar i cili dyshohet se ditë më parë kishte keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht një grua.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ditë me parë e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht viktimën femër kosovare”, ka njoftuar policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Graçanicë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka shqetësuar, fyer dhe ka tentuar ta sulmon fizikisht bashkëshorten tij viktimën femër kosovare.

Edhe ky pas intervistimit nga prokurori është dërguar në mbajte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore