Lajme

Bolton: Kur isha unë këshilltar mundësia e korrigjimit u diskutua


Diplomati amerikan dhe ish-këshilltari i Donald Trumpit, John Bolton

Diplomati amerikan dhe ish-këshilltari i Donald Trumpit, John Bolton në një intervistë për median kosovare në gjuhën shqipe “Kosovo Online”, ka thënë se kur ai ishte këshilltar i sigurisë kombëtare, dhe bisedoi me -ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, mundësia e një korrigjimi të vogël territorial u shqyrtua dhe diskutua.

“Qeveria e Kosovës ka të gjithë të drejtën të thotë se nuk dëshiron të diskutoj për korrigjimin e territorit, por unë mendoj,se praktikisht do të thotë se nuk do të ketë përparim në negociata”, tha Bolton.

“Nëse do të mund ta kapërcenim shpërbërjen e Jugosllavisë më 1991 dhe unë e di që historia shkon shumë më larg se 30 vjet, atëherë ajo mund të jetë pjesë e një pakete më të madhe që do të na çonte drejt një zgjidhjeje”.

Sipas tij, “nëse njerëzit nuk duan të flasin për korrigjimin e territorit, sipas përkufizimit ju largoni një zgjidhje të mundshme përbërëse dhe ngushton opsionet për një zgjidhje dhe sipas përkufizimit krijon një situatë në të cilën zgjidhja është më e vështirë”.

“Ne ende nuk e dimë se cili është qëndrimi i administratës Biden ndaj Ballkanit”, tha John Bolton, një diplomat amerikan dhe ish-këshilltar i Donald Trump.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen e Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka shtuar se “nëse Albin Kurti nuk është i interesuar në marrëveshjen e Washingtonit, atëherë ajo marrëveshje ka vdekur”.

“Epo, është padyshim një pyetje e rëndësishme, por unë nuk mendoj se ne e dimë me të vërtetë përgjigjen në këtë moment. Fushata e Biden-it ka shmangur përgjigjen e shumë pyetjeve të huaja dhe të brendshme, dhe unë mendoj se administrata e Biden është duke u përqendruar në çështjet e brendshme për momentin, jo politikën e jashtme, kështu që nuk e di se kur do të marrim një përgjigje për këtë pyetje “.

Ish-këshilltari i Trump-it, theksoi se kur ai u përpoq të ndërhynte në marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë, dhe me sugjerimin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, pasi sipas tij, “BE-ja ka negociuar për më shumë se një dekadë pa ndonjë përparim të rëndësishëm dhe SHBA-ja do të kontribuonte në një perspektivë të re”.

“Unë besoj se arritja e një marrëveshje duhet të jetë një përparësi, edhe nëse duhet të bëhen kompromise që duken të dhimbshme, sepse atëherë ju mund të ecni përpara në çdo mënyrë”, ka përfunduar Bolton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore