Lajme

Hoxha: Kuvendi jo funksional – sa më parë të shkojmë në zgjedhje


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, gjatë një konference për media ka thënë se partia e saj po i përdor të gjitha instrumentet demokratike që i ka në dispozicion që kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës të përfundojë.

“Kuvendi duhet të shpërndahet. Diktimi i agjendës së Kuvendit përmes qeverisë sikur që ndodhi edhe në seancën e kaluar të cilën e kemi quar në Gjykatën Kushtetuese, nënkupton që Kuvendi është jo funksional”, tha Hoxha.

Ajo ka theksuar se në shumicën e rasteve seancat janë shtyrë jo për shkak të opozitës, por “për shkak të deputetëve të pozitës”.

“Kjo ndodhi edhe ditën e fundit, pasi në mënyrë arbitrare e anuluan seancën. Sa më parë të shkojmë në zgjedhje”, ka shtuar Hoxha.

Hoxha ka potencuar se deputetët e PDK-së nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të sanksioneve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ia kanë vendosur Kosovës.

“Ky veprim ka ardhur për arsye të sanksioneve. Për arsye të veprimeve të Albin Kurtit”.

Sipas saj, është e pakuptueshme votimi i marrëveshjeve, pasi sanksionet pamundësojnë zbatimin e tyre.

“Kjo farsë që marrëveshjet nuk kalojnë pse PDK-ja nuk i voton është e paqëndrueshme për shkak të sanksioneve që i kemi”.

Seanca e së enjtes, PDK-ja e dërgon në Gjykatë Kushtetuese

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore