Sport

Holstein-i një hap larg Bundesligës


Ditën e shtunë do të luhet një tjetër “finale” përveç asaj në Ligën e Kampionëve. Holstein Kiel-i do të përballet me Koln-in në ndeshjen e kthimit për play-off e Bundesligës. Ndeshja do të luhet duke filluar nga ora 18:00.

Në ndeshjen e parë të luajtur në fushën e Koln-it, Holstein-i fitoi me rezultatin 0-1, me golin e Simon Lorenz-it.

Në “Holstein-Stadion”, vendasit janë vetëm 90 minuta larg ngjitjes në Bundesligë, të favorizuar shumë edhe nga fitorja dhe goli në fushën kundërshtare.

Formacionet e mundshme:

Holstein Kiel: Gelios, Kirkeskov, Komenda, Wahl, Neumann, Muhling, Meffert, Reese, Lee, Bartels.

Koln: Horn, Katterbach, Czichos, Bornauw, Schmitz, Hector, Skhiri, Wolf, Duda, Thielmann, Andersson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore