Bota

Holandë: Vazhdojnë protestat kundër shtetrrethimit


Një natë tjetër trazirash ёshtё duke pёrjetuar shteti i Holandёs. Protestuesit kundёrshtojnё shtetrrethimin e coronavirusit.

Sipas raporteve tё policisё, policia u pёrlesh me grupe protestuesish nё qytetin e Amsterdamit, Roterdamit, Amersfoort dhe Geleen afёr Maastricht.

Lajmёrohet se janё kryer rreth 150 arrrestime nё tё gjithё vendin deri tani.

Pёr tё ndaluar protestuesit policia ka pёrdorur topa uji.

Ndёrkohё, kryetari i bashkisё sё qytetit Ahmed Aboutaled, ka lёshuar njё dekret emergjent i cili i jep policisё fuqi mё tё gjerё pёr tё arrestuar.

Shumica e protestuesve ishin adoleshentё dhe rreth 20 vjeç.

Qё prej tre ditёsh qytete në të gjithë Holandën protestuan kundër bllokimit të ashpër të vendit. Shumё shpejt protestat degjeneruan në vandalizëm.

Media holandeze bëri thirrje në media sociale për protesta të dhunshme, nё njё kohё kur vendi po lufton për të mbajtur nёn kontroll infeksionet e coronavirusit, shtrimet në spital dhe vdekjet.

Holanda ka rregjistruar njё shifёr prej 950 mijё tё infeksioneve tё Covid 19 dhe mbi 13 mijё e 600 vdekje deri më tani.

Ora policore ёshtё vendosur nga ora 21:00 deri në orën 4:30 të mëngjesit. Ёshtë vendosur të zgjasë të paktën deri më dhjetё shkurt. Një gjobë prej 95 euro është vendosur për këdo që thyen rregullin. Përjashtimet lejohen për njerëzit që duhet të punojnë, të marrin pjesë në funerale ose të shëtisin qentë e tyre, me kusht që të paraqesin një certifikatë.

Holanda ështe tashmë nën masat e saj më të vështira që nga fillimi i pandemisë. Bare dhe restorantet që ishin mbyllur në tetor. Shkollat ​​dhe dyqanet me produkte jo thelbësore u mbyllën që nga dhjetori./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore