Shqipëria

Historia e Shqipërisë, frymëzim për Lindjen e Mesme


Historia e Shqipërisë mund të frymëzojë banorët e shteteve – ku ende ka trazira – në Lindjen e Mesme.

Mënyrën se si mundet të ndodhë kjo, e ka prezantuar në një intervistë me gazetën prestigjioze së Lindjes së Mesme “Arab News”, përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Përmes disa fakteve “Arab News” ka krijuar disa pika lidhjeje mes historisë shqiptare dhe asaj të vendeve të Lindjes së Mesme.

Për të, Shqipëria i ka njohur gati shumicën e vuajtjeve njerëzore në botë.

Kështu, sillet në vëmendje izolimi i stilit të Koresë së Veriut, kur diktatura represive që e sundoi atë nga viti 1945 deri në 1985 e shkëputi vendin nga informacionet dhe ndikimet e jashtme.

Enver Hoxha i ndërpreu lidhjet jo vetëm me Perëndimin, por edhe me ish-Jugosllavinë, vetë Bashkimin Sovjetik dhe në fund me Kinën.

Nën sundimin e tij 41-vjeçar, shqiptarët u vetëdijesuan për atë që sirianët bashkëkohorë e dinë tani: mizorinë dhe absurditetin e jetës nën një regjim totalitar, me vdekje të panumërta dhe zhdukje të detyruar të të dashurve në kampet e burgut, ndërsa pjesa tjetër e vendit u zhyt në varfëri dhe mjerim ekonomik.

Ashtu si libanezët dhe jemenasit e sotëm, populli i Shqipërisë atëherë kishte njohur vetëm një jetë me radhë për bukë e karburant.

Skema e ashtuquajtur “Ponzi” që libanezët e kanë përqafuar që në 2019-ën, ka një të ‘homologe’ edhe në Shqipëri.

Në vitet 1990, vendi u trondit nga ngritja dhe rënia dramatike e skemave piramidale.

Qindra mijëra shqiptarë humbën kursimet e tyre.

Kur skemat u shembën, trazirat shpërthyen në të gjithë vendin, qeveria ra dhe pasoi një luftë gati civile në të cilën u vranë 2 mijë shqiptarë.

Dhe ashtu si afganët, ukrainasit dhe më shumë se 200 milionë emigrantë të tjerë në lëvizje sot në botë, shqiptarët janë të njohur edhe me dhimbjen e mërgimit e shpërnguljes.

Gjatë luftës civile, ata u larguan masivisht nga vendi.

Ambasadori Hoxha ka rikujtuar një botë që u nda me dhunë në dysh: para dhe pas komunizmit autoritar.

“Ndër shekuj, shqiptarët kanë luftuar për të gjetur realisht vendin e tyre, të drejtat e tyre dhe për të përcaktuar të ardhmen e tyre. Ata nuk e kanë pasur gjithmonë mundësinë”, tha ai, duke vënë në dukje se shqiptarët gjithmonë kanë rezistuar përmes gjuhës, kulturës, identitetit.

Ndërsa bota përjeton trazira të paprecedentë, me probleme që variojnë nga pandemia e coronavirusit dhe lufta në Ukrainë, thatësira dhe uria e pashmangshme në Somali, Shqipëria ka qenë një nga zërat më të zhurmshëm që mbrojnë të pafuqishëm nga vendi i saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Arab News” ngre pyetjen se si ndodhi kjo?

Çfarë e ka ngritur Shqipërinë në 30 vitet e fundit nga të qenit një shtet i pafavorshëm në një avokat kryesor të vlerave universale në skenën ndërkombëtare?

Për ambasadorin Hoxha, ajo që ndodhi ishte transformim.

Përparimi dhe ndryshimi i parë (në fillim të viteve 1990) ishin si asgjë tjetër që Shqipëria ka njohur për

Ai është i vetëdijshëm se e kaluara e dhimbshme e Shqipërisë do t’u tingëllojë e njohur njerëzve në shumë vende edhe në këto kohë post-moderne.

“Fjalimet e tij plot pasion në Këshillin e Sigurimit mbartin brenda tyre bindjen e përvojës së jetuar. Kur ai sanksionon Kartën e OKB-së dhe parimet universale në deklaratat e tij, ato marrin një kuptim të ri”.

Gazeta sjell në vëmendje fjalimin e ambasadorit kur ishte fjala për Sirinë.

Asokohe, Hoxha vuri në dukje se pas 11 vitesh dhune zgjidhja në Siri tani varet në mënyrë thelbësore nga procesi politik.

Nga Palestina në Jemen, Libi dhe Liban, sipas Hoxhës, ekzistonte një fije e përbashkët dhe ajo ishte “paqëndrueshmëria”.

Ndonëse çdo situatë ishte unike, Hoxha fajin për paqëndrueshmërinë e hodhi në këmbët e klasave politike që nuk kishin arritur të bashkoheshin ose të kalonin nga interesat e tyre të ngushta në ato të popullit dhe vendit të tyre.

Në Libi, problemi ishte legjitimiteti, sipas Hoxhës.

“Sot, ne kemi dy qeveri në Libi, dy mjedise paralele dhe asgjë e mirë nuk mund të dalë nga kjo derisa të rivendoset njëfarë legjitimiteti”.

Ashtu si Shqipëria kishte miq që qëndruan pranë popullit të saj ndërsa ata përpiqeshin të gjenin qëndrimet e tyre në një botë të re pas vitesh izolimi, Hoxha beson se Lindja e Mesme mund të përfitojë nga “energjia pozitive” që Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit mund të rrezatojnë.

Hoxha theksoi se roli i tyre nuk ishte askund tjetër aq i nevojshëm sa ishte në konfliktin palestinezo-izraelit.

Ai e përshkroi Arabinë Saudite dhe pjesën tjetër të vendeve të Gjirit si lojtarë të rëndësishëm që po bëheshin më aktivë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore