Libra

Historia e jetës së Princit Harry, në letra


Duka i Sussex - Princi Harry

Bëhuni gati për librin më shpërthyes të dekadës!

Duka i Sussex-it, Princi Harry është duke u përgatitur që shumë shpejtë ta botojë librin e tij, të cilit sipas prestigjiozes “Page Six”, ai ia ka shitur kompanisë “Penguin Random House”.

Burime të brendshme tregojnë se Princi Harry, i cili është përballur me një  përçarje me familjen mbretërore të Britanisë së Madhe, kur edhe i ka braktisur duke vazhduar jetën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një vit që është duke punuar për një libër me autorin dhe shkrimtarin e famshëm amrikan, John Joseph Moehringer.

Sipas “Page Six”, dorëshkrimi origjinal i librit të Harry-t do të dorëzohej në muajin gusht të këtij viti, por që i njëjti është shtyrë për në tetor si pasojë e dramave familjare në të cilat është përfshirë Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle.

Por, gjithsesi, thuhet që drafti i parë është shkruar pothuajse plotësisht.

“Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë”.

“Kam veshur shumë kapele gjatë viteve, si fjalë për fjalë dhe në mënyrë figurative, dhe shpresa ime është që në tregimin e historisë sime, ngritjet dhe uljet, gabimet e mësimet e marra, unë mund të tregoj se pavarësisht nga vijmë, kemi më shumë gjëra të përbashkëta me njerëzit e thjeshtë”, tha Harry në një deklaratë pasi doli lajmi.

Tutje, Harry, është shprehur i lumtur që historinë e jetës së tij ta ndaj me një audiencë të shtrirë nëpër të gjithë globin.

“Jam thellësisht mirënjohës për mundësinë për të treguar atë që kam mësuar gjatë jetës time deri më tani dhe i ngazëllyer për njerëzit që të lexojnë një tregim të dorës së parë të jetës time që është i saktë dhe plotësisht i vërtetë”, ka thënë ai.

Burimet kanë zbuluar se – “Një kujtim intim dhe të përzemërt nga një prej figurave globale më interesante dhe me ndikim të kohës sonë, Princi Harry do të ndajë, për herë të parë, rrëfimin përfundimtar të përvojat, aventurat, humbjet dhe mësimet e jetës që e kanë ndihmuar në formësimin e tij. ”

Libri do të mbulojë “jetën e tij në sytë e publikut nga fëmijëria deri në ditët e sotme, duke përfshirë përkushtimin e tij në shërbim, detyrën ushtarake që e çoi dy herë në frontet e Afganistanit dhe gëzimin që ai ka gjetur kur ishte burrë dhe babai ‘dhe premton’ një portret personal të ndershëm dhe joshës”, zbulon tutje burimi.

Pos si libër, historia e krijuar do të publikohet edhe në formë zërimi “audio” dhe të ardhurat nga shitjet do të dhurohen për bamirësi.

Data e lëshimit për këtë botim është planifikuar paraprakisht për në fund të vitit 2022.

Përmbajtja e librit është akoma e paqartë, por në shtypin rozë janë krijuar një mori aludimesh.

Nëse ky projekt i jep Dukës së Sussex-it një mundësi të pakufizuar për të shpalosur anën e tij të historisë së “Megxit”, si dhe vendimin e çiftit në vitin 2019 për t’u larguar nga detyrat mbretërore ose për të zgjidhur rezultatin se si vdekja e nënës së tij, Princesha Diana, u trajtua nga mbretërit, pa dyshim që libri do të bëjë histori.

Temat e tjera që do të linin britanikët dhe amerikanët të befasuar për vendimin e tij famëkeq, kur Princi Harry, kishte veshur një uniformë naziste gjatë një feste për “Halloween” në vitin 2005.

Akoma më shumë bujë do të bëhej nëse Princi Harry vendos të flas për marrëdhëniet e ftohura me babain e tij, Princin Charles, si dhe skandalet e këtij të fundit në lidhje me relacionet jashtëmartesore.

Ndërkaq, shkrimtari amerikan, Moehringer, i cili është i angazhuar për librin e Harry-t, në të kaluarën ka shkruar kujtime për legjendën e tenisit Andre Agassi dhe bashkëthemeluesin e Nike Phil Knight, si dhe autobiografinë e tij, “The Tender Bar”, e cila është duke u xhiruar si një film nga George Clooney.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore