Sport

Histori nga Albin Tahiri


Skitari nga Kosova, Albin Tahiri, ka arritur të përfundojë i 15-ti në displinën e kombinimit alpin në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Beijing 2022’.

Tahiri, duke përfunduar i 15-ti, njëkohësisht ka arritur edhe rekordin më të mirë për shtetin e Kosovës duke përfunduar më së larti në histori të Lojërave Olimpike Dimërore.

Kombinimi alpin, që përbehet nga sllallomi dhe lëshimi, ishte fat mirë për Tahirin.

Në lëshim përfundoi i 22-ti, kurse në total përfundoi i 15-ti nga 27 garues.

Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe poashtu rezultati më i mirë për Kosovën.

Përveç kësaj gare, Albinin do ta shohim edhe dy herë në këtë Olimpiadë.

Ai do të jetë në pistë me 13 dhe 16 shkurt, për garat e sllallomit të thjeshtë, dhe sllallomit të madh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore