Shqipëria

Himara “hidhëron” fitoren e Socialistëve në Qarkun e Vlorës


Partia Socialiste regjistroi fitore të bindshme në Qarkun e Vlorës duke hidhëruar festimet e të majtës vetëm në bashkinë e Himarës ku fitoi kandidati i koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë.

Në Vlorë fitoi kandidati i Partisë Socialiste Ermal Dredha me 28 mijë e 243 vota ose 70.55 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Hysni Sharra i cili regjistroi 11 mijë e 787 vota ose 29.45 për qind.

Në Delvinë fitoi kandidati i Partisë Socialiste Besmir Veli me 3 mijë e 117 vota ose 63.64 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Ilir Mehmeti i cili regjistroi 1 mijë e 781 vota ose 36.36 për qind.

Në Sarandë fitoi kandidati i Partisë Socialiste Oltion Çaçi me 7 mijë e 909 vota ose 52.46 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Ardit Çikuli, i cili regjistroi 5 mijë e 17 ose 33.28 për qind.

Në Konispol fitoi kandidati i Partisë Socialiste Ergest Dule me 2 mijë e 386 ose 54.67 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Fatmir Shero, i cili regjistroi 1 mijë e 978 vota ose 45.33 për qind.

Në Himarë fitoi kandidati i Bashkë Fitojmë Dhionisios Alfred Petro Beleri me 3 mijë e 837 vota kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste Jorgo Goro, i cili regjistroi 3 mijë e 818 vota ose 49.88 për qind.

Në Selenicë fitoi kandidati i Partisë Socialiste Nertil Bellaj me 5 mijë e 74 vota ose 59.01 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Leonard Rakipaj i cili regjistroi vetëm 3 mijë e 525 vota ose 40.99 për qind.

Në Finiq pritet vetëm mbyllja e numërimit për të zyrtarizuar fitoren e kandidatit të Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA), Romeo Çakuli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore