Sport

Higuain: Jam lojtari që i kam kuptuar më së miri Messi-n dhe Ronaldo-n


Gonzalo Higuain ka deklaruar se ai i kuptonte të dy super yjet, Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n , më shumë se çdo lojtar tjetër në fushën e lojës.

Përkundër kritikave të herëpasherëshme ndaj tij, në ndeshjet me Argjentinën, sulmuesi i Inter Miami-t, ka pasur një karrierë të shkëlqyer, ku ka luajtur përkrahë dy nga lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.

“Unë isha lojtari që luaja më shumë me ta, kështu që isha ai që i kuptova të dy më së miri”, tha ai në intervistë për La Nacion.

“Unë e dija se çfarë u pëlqente, çfarë nuk u pëlqente, si ndiheshin më rehat, si nuk ndiheshin rehat”.

Ai gjithashtu vijoi të fliste rreth karrierës së tij.

“Unë kurrë nuk kam besuar se isha më i mirë se kushdo, kurrë”, tha Higuain-i.

“Por, unë kurrë nuk besoja se isha më keq se kushdo. Dhe kjo, besoj, më bëri të jem ai që isha”.

“Me të gjithë klubet për të cilat kam luajtur, unë mund të kthehem përsëri atje. Te të gjithë”.

“Ajo që gjithmonë kishte më shumë rëndësi për mua ishte se ata më kujtojnë mua që isha një person i mirë sesa për titujt që mund të kem fituar”, përfundoi sulmuesi argjentinas.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore