Sport

Hidhet shorti i çerekfinaleve të Conference League “Tirana 2022”


Pas shortit të Ligës së Kampionëve dhe Europa League-s, është hedhur edhe shorti i çerekfinaleve e gjysmëfinaleve të Conference League-s

Në këtë turne janë disa ekipe mjaft interesante, ku disa nga to janë Roma e Olympique Marseille.

Kujtojmë se ky është edicioni i parë i Conference League, dhe se finalja e këtij turneu do të luhet në Tiranë, në stadiumin Air Albania.

Legjenda shqiptare, ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ishte ai i cili zgjodhi ekipet që do përballen në çerekfinale.

Shorti për çerekfinalet e Conference League-s është:

Bodo/Glimt – As Roma

Feyenoord – Slavia Prague

Marseille – Paok

Leicester City – PSV Eindhoven

Ndërsa në gjysmëfinale, fituesi i ndeshjes Leicester City – PSV Eindhoven do përballet me fituesin e ndeshjes Bodo/Glimt – As Roma.

Kurse, gjysmëfinalja tjetër do jetë mes fituesit të ndeshjes Feyenoord – Slavia Prague dhe Marseille – Paok .

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore