Lajme

Hezbollahu “po tërheq Libanin në një luftë”, thotë IDF-ja


Sulmet e përshkallëzuara nga Hezbollahu rrezikojnë “të tërheqin Libanin në një luftë”, thotë IDF-ja, ndërsa sulmet e ripërtëritura ndërkufitare ndaj Izraelit nga milicia e mbështetur nga Irani ngrenë frikën për një konflikt më të gjerë.

“Hezbollahu… po e tërheq Libanin në një luftë nga e cila nuk do të fitojë asgjë, por do të humbasë shumë”, paralajmëron zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Jonathan Conricus.

“Ata po e përshkallëzojnë situatën”, thotë zyrtari izraelit.

Sipas tij, Hezbollahu po luan një lojë shumë, shumë të rrezikshme.

“Ata po e përshkallëzojnë situatën. Ne shohim gjithnjë e më shumë sulme çdo ditë”, shton Conricus. “A është vërtet shteti libanez i gatshëm të rrezikojë atë që ka mbetur nga prosperiteti libanez dhe sovraniteti libanez për hir të terroristëve në Gaza?”.

Conricus theksoi se kjo është një pyetje që autoritetet libaneze duhet t’i bëjnë vetes dhe t’i përgjigjen.

Dy javët e fundit janë parë përleshje të përsëritura midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollah-ut dhe fraksioneve aleate palestineze në Libanin jugor, mes frikës se një front i ri mund të hapet ndërsa Izraeli vazhdon luftën e tij me terroristët e Hamasit në Rripin e Gazës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore