Lajme

Hezbollah: Izraeli do të paguajë çmimin pas ditës vdekjeprurëse


Izraeli do të paguajë “çmimin” për vrasjen e 10 personave, përfshirë pesë fëmijë në Libanin jugor.

Kështu ka deklaruar Hezbollah për ditën më vdekjeprurëse për civilët libanezë në katër muajt e armiqësive përtej kufirit libanez-izraelit.

Një sulm izraelit vrau shtatë persona në qytetin Nabatieh të mërkurën, duke përfshirë tre fëmijë, thanë burime në Liban.

Sulmi pasoi një të mëparshëm që vrau një grua dhe dy fëmijët e saj në fshatin al-Sawana në kufi.

“Armiku do të paguajë çmimin për këto krime”, ka thënë politikani i Hezbollahut, Hassan Fadlallah.

“Rezistenca do të vazhdojë të praktikojë të drejtën e saj legjitime për të mbrojtur popullin e vet”, ka shtuar ai.

Disa nga luftëtarët e grupit të armatosur libanez u vranë gjithashtu në sulme të veçanta të mërkurën, duke përfshirë Nabatieh, sipas grupit.

I pyetur për sulmin në Nabatieh, një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se ishte duke pritur për informacione të mëtejshme “për këtë ngjarje, por do ta përditësojmë kur të dimë detaje të mëtejshme”.

Konflikti midis Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe Izraelit ka luajtur paralelisht me luftën e Gazës, duke nxitur shqetësimin për rrezikun e një konfrontimi të gjithanshëm midis kundërshtarëve të armatosur rëndë.

Të dyja palët kanë thënë se nuk kërkojnë luftë të gjithanshme dhe konflikti është kufizuar kryesisht në zonat afër kufirit.

Një burim i njohur me çështjen ka thënë se sulmi në Nabatieh shënoi një përshkallëzim izraelit, por ishte ende brenda “rregullave të angazhimit” të pashkruara.

Izraeli ka thënë se ishte përgjigjur ndaj sulmit me raketa ndërkufitare nga Libani, i cili kishte vrarë një nga ushtarët e tij dhe kishte shtruar tetë të tjerë në spital në qytetin e Safed, rreth 15 km, nga kufiri libanez.

Por Hezbollah nuk e ka deklaruar përgjegjësinë për atë sulm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore