Lajme

‘Heqja e kërkesave për vizë do të përbënte rrezik sigurie’


Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, ka folur për propozimet e ukrainasve që duan të shkojnë Britani.

Ajo ka përmbledhur rregullat në fuqi, ku ka theksuar se disa kërkesa dhe pragu i pagave tashmë janë ulur.

Patel ka shtuar se 100 mijë ukrainas do të mund të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar si rezultat i ndryshimeve të saj.

Më tej ajo theksoi se disa deputetë po bëjnë thirrje për heqjen e vizave për ukrainasit. Por ajo thotë se nuk do të pajtohet me këtë.

Kjo për faktin se kontrollet biometrike janë një pjesë thelbësore e sistemit dhe në bazë të këshillave të sigurisë, ata duhet të qëndrojnë.

Sipas saj rusët po depërtojnë në forcat ukrainase dhe grupet ekstremiste janë aktive në zonën e luftës.

Ndërsa pritet një deklaratë e Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

Në ditën e pestë të sulmeve, palët janë ulur për negociata. Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë nisur në kufirin me Bjellorusinë.

Lexo zhvillimet e plota të ditës së pestë KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore