Lajme

Haziri kritikon kryetarin e Gjilanit: “Sukses” i vetëm për gjashtë muaj është vendosja shqiponjës së vogël në shesh


Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, gjatë një konference për media ka adresuar një varg kritikash për qeverinë komunale, teksa ka përmendur një ‘sukses’ të qeverisë komunale për këta gjashtë muaj – vendosja e shqiponjës së vogël në sheshin e Gjilanit.

“Ekzekutivi i Gjilanit të zgjohet nga gjumi, ta pastroj shqiponjën e  vogël që e ka vendos në shesh, tek këmbët e dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, si të vetmin ‘investim’ që e ka bërë këta 6 muaj të qeverisjes”, tha Haziri.

Ish-kryetari i Gjilanit ka folur lidhur me dështimin e komunës së Gjilanit për fillimin dhe vazhdimin e disa projekteve, sidomos për mosinteresimin total të qeverisë komunale për autostradën e Gjilanit.

“Autostrada e Gjilanit ka mbetur në stagnim për shkak të mospërfundimit të angazhimeve konkrete të qeverisë dhe  për shkak të mosinteresimit total të komunës për t’i dhënë shtytje dhe buxhetim përfundimit të fazës së parë të punimeve prej Lipjanit në drejtim të Bresalcit dhe moshpallja dhe mosnjoftimi prej Gllamës në drejtim të Konçulit. Ajo çka neve na brengos është mosinteresimi total dhe anashkalimi i komunës tonë”, shtoi ai.

Haziri ka kërkuar që udhëheqja e komunës së Gjilanit që të bëjë trysni, kërkesa e lutje te qeveria qendrore për realizimin e projekteve kapitale të buxhetuara: vazhdimin e ndërtimit të shëtitores mbi lumin Mirusha, vazhdimin e ndërtimit të hyrje daljeve Gjilan-Kllokot, Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Kamenicë.

Ndryshe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni pati marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë, në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 14 nëntorit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore