Kosova

Haziri, Konjufcës: Isa Mustafën duhet me e përqaf


Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, i cili në një intervistë për RTV21, ka përmendur garancinë që ish-shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ia kishte dhënë ish-kryeministrit Isa Mustafa, se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe s’do të përbënte nivel të tretë të pushtetit.

“Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, ja jap dorën. Bravo i qoftë. Neve sot po na ndihmon”, tha Konjufca duke e përshëndetur ish-kryeministrin Mustafa për insistimin.

Sipas Hazirit, Konjufca përpos përshëndetjes së punës së bërë nga ish-kryeministri Mustafa në sigurimin e letrës së Mogherinit duhet ta përqaf atë për rolin që e ka Gjykata Kushtetuese në çështjen e  Asociacionit.

“Dy fjalë për Glauk Konjufcën: Nëse për letrën e Mogherinit ia dhe dorën Isa Mustafës, për rolin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin duhesh me e përqaf. Përtej kësaj, më mirë vonë se kurrë”.

“Bravo, ja jap dorën”, Konjufca: Siguresa e Isa Mustafës për Asociacionin po na ndihmon

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore