Lajme

Haxhiu, kryetarit të Leposaviqit: Kurti po mundohet të të largojë me një Udhëzim Administrativ – mos prano që serbët të tallen me ty


Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka bërë thirrje Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, që të “qëndrojë”, të mos “dorëzohet”, kjo pasi që Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila udhëhiqet nga Elbert Krasniqi, ka marrë vendim që të nisen procedurat për largimin dhe shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë në komunat Veriore.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu i tha Hetemit se “Albin Kurti po mundohet me të largu nga Komuna me një Udhëzim Administrativ”, duke shtuar se “serbët me protesta e dhunë nuk arritën me të largu nga Komuna, ndërsa Albini e Elberti (Krasniqi) po të largojnë me Udhëzim Administrativ (UA).

“Radha është ti me kërku llogari për sakrificën që ke bërë tash e sa muaj. Mos prano që serbët me u tall me ty për pazaret e Albinit e Besnik Bislimit”, i bëri thirrje ai.

Ju kam treguar, theksoi deputeti i PDK-së”, që në fillim se Albin Kurti ka me u tërheq nga Veriu, sepse kudo që deri sot ka hy është tërhequr”.

“Albin Kurti fjalë i ka babush, a punët si hiq kërkush”, mendon ai.

Sipas tij, kreu i ekzekutivit kosovar “me sejment e tij janë Kali i Trojës në Qeveri”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila udhëhiqet nga Elbert Krasniqi, ka marrë vendim që të nisen procedurat për largimin dhe shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë në komunat Veriore.

Sipas vendimit të MAPL-it, është hartuar një Grup Punues që do të hartojë një Udhëzim Administrativ për caktimin e procedurave që përmes një iniciative do të largohen kryetarët e katër komunave në Veri të Kosovës, të zgjedhur më 23 prill.

Por, Albanian Post kupton se kjo procedurë u ndoq pasi nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) u refuzua krijimi i një procedure të tillë meqë është konstatuar se nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore.

Nga KQZ i kanë thënë qeverisë se duhet ligj i veçantë për referendumin që të bëhet e munduar ndjekja e kësaj procedure.

Por, përkundër se pa bazë ligjore, Qeveria ka vazhduar përmes ministrisë duke marrë vendim që të krijojë Grupin Punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave që përmes një iniciative do të largohen kryetarët.

Sipas vendimit të MAPL-it, ky Grup Punues është përgjegjës për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve.

Vendimi i MAPL-it

Afati i Grupit Punues për ta hartuar Udhëzimin Administrativ dhe për ta proceduar tek zyra e Sekretarit të përgjithshëm të MAPL-së është deri më datën 1 shtator.

KQZ e refuzoi për mungesë të bazës ligjore, Qeveria përmes ministrisë merr vendim për largimin e kryetarëve nga Veriu

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore