Shqipëria

Hapen pishinat nën masat anti-Covid19


Pas izolimit nga pandemia, për shumë kohë ka shënuar edhe hapja e sezonit turistik. Ndër ambientet më të frekuentuara mbeten pishinat.

Izolimi i shkaktuar nga pandemia, s’i la të hapen.

Por, me vaksinimin masiv dhe masat e tjera shtesë, pishinat u hapën.

Meqë vitin e shkuar problemet me virusin ishin të mëdha, sivjet qysh herët pishinat kanë nisur të frekuentohen. Fluksi më i madh pritet në muajt në vijim, sipas Eduart Dibranit, menaxher i një prej pishinave më të mëdha në kryeqytet.

Megjithëse një pjesë e madhe e qytetarëve janë vaksinuar, rreziku nga virusi është akoma prezent. Por, premtohet që të gjitha masat për mbrojtje janë marrë.

Këtë verë, përveç plazheve, mundësi freskimi për qytetarët janë edhe pishinat – gjithmonë duke respektuar masat mbrojtëse nga virusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore