Jetesë & Stil

Hapa të thjeshtë për të ngjyrosur vezët e Pashkëve


Simboli i Pashkëve janë vezët e ngjyrosura sic e dimë të gjithë dhe thyerja e tyre në formë dueli me një person tjetër.
Zakonisht vezët ngjyrosen me ngjyrë të kuqe sic e kërkon edhe tradita. Ndaj secili nga ne do të dëshironte disa këshilla të thjeshta për t’i lyer ato.

Të nevojiten:

Vezë të ziera mirë

Letër kuzhine ose gazeta

Tas ose filxhan me thellësi të mjaftueshme për të mbajtur një vezë

Lugë druri (ose edhe lugë e zakonshme gjelle) për të përzier

1/2 filxhan me ujë të nxehtë

1 lugë çaji uthull e bardhë

Bojë natyrale (rreth 20 pika për çdo ngjyrë)

Përgatitja:

  1. Fillo me vezët e zira mirë, të ftohta.
  2. Mbro sipërfaqen ku po punon duke e mbuluar me letër kuzhine ose gazetë.
  3. Fillo të përziesh në tasin me ujë të nxehtë uthullën dhe bojën natyrale.
  4. Fut vezët në përzierje, duke përzier me lugë nga të dyja anët në mënyrë që të ngjyroset njëtrajtësisht nga të gjitha anët. Mbaje në enë për 5 minuta, ndërsa nëse do që të marrë ngjyrë më të fortë, mund t’i lësh edhe për më shumë.
  5. Nxirri me kujdes vezët dhe lëri të thahen normalisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore