Pajisje

Hakerat rusë sulmuan Azimut Capital, kërkuan shpërblim


Hakerat kanë sulmuar Azimut Capital Manager, një kompani italiane investimi e listuar në bursën e Milanos.

Ata kërkuan një shpërblim për të parandaluar publikimin e të dhënave të vjedhura gjatë operacionit.

Sipas pretendimeve të qarkulluara në rrjet, grupi i sulmuesve mund të jetë banda kriminale ruse Alphv/Blackcat.

Grupi pretendon se ka hakuar sistemet kompjuterike për një kohë të gjatë dhe se ka vjedhur mbi 500 GB të dhëna.

Azimut ka pranuar se kishte hasur në “qasje të paautorizuar” në sistemet e saj kompjuterike, “të kryera nga persona të panjohur dhe jo për shkak të mosfunksionimit të vetë sistemeve apo gabimit njerëzor”.

Kompania ka njoftuar se pas këtij sulmi, ishte në gjendje të parashikonte.

“Grupi Azimut mori një kërkesë për shpërblim, të cilën nuk e ndoqi në asnjë mënyrë, duke e konsideruar kriminale dhe, në çdo rast, krejtësisht në kundërshtim me parimet dhe vlerat themeluese të grupit”.

Kompania ka bërë të ditur se ka paralajmëruar organet kompetente dhe ka nisur një procedurë të brendshme të sigurisë qëka bërë të mundur kufizimin me sukses të pasojave të këtij veprimi kriminal.

“Ne specifikojmë se sulmi kibernetik nuk ka ndikuar në asnjë mënyrë të dhëna ose informacione që mund të lejojnë qasje në pozicionin personal të klientëve ose këshilltarëve financiarë ose të kryejnë operacione të paautorizuara, as nuk ka kompromentuar ose kufizuar vazhdimësinë operacionale në asnjë mënyrë”, ka shtuar Azimut.

Nga ana tjetër, pretendojnë se posedojnë “foto personale, raporte të fitimeve të aksioneve, detaje të investitorëve, informacion financiar dhe raporte të plota të kompanisë”.

Por mund të jenë vetëm kërcënime, një mënyrë për të rritur presionin mbi shoqërinë.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore