Lajme

Hajdari për mosdeklarim të pasurisë: Më kishte ikur pa dashje për shkak të pandemisë


Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë Rozeta Hajdari.

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencën përmbyllëse për vitin 2022, ku ka paraqitur të arriturat dhe sfidat e kësaj ministrie.

Hajdari në këtë konferencë ka përmendur edhe dënimin me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor për të cilin dha një arsyeje.

“Më lejoni të i’u njoftoj që ky vendim që erdhi dje nga Gjykata për këtë dispozitë ka baza për elementin e faktorit kohë që më ka ikur pa dashje gjatë vitit 2020 në kohën me pandeminë COVID-19”.

Tutje, ministrja u shpreh se gjatë këtij viti ka punuar në përmirësimin e politikave e legjislacionit të të bërit biznesë.

Sipas saj, ky ka qenë edhe njëri ndër prioritet e kësaj ministrie.

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë Rozeta Hajdari

“Përmirësimi i të bërit biznes ka qenë njëri ndër prioritetet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për vitin 2022 dhe për këtë qëllim kemi punuar në hartimin e politikave dhe kornizës legjislative krahas programeve përkatëse për ndërmarrjes e vola dhe të mesme dhe agjencimin e tregut vendor”.

Hajdari, bëri të ditur se Kosova gjatë muajve janar-shtator ka pasur rritje të investimeve nga jashtë mbi 40 për qind më shumë se vitin e kaluar.

“Si rezultat i aktiviteteve investimet e huaja janar-shtator, kanë arritur për herë të parë 570 milionë euro ose 43.6 për qind rritje krahasuar me periudhën e kaluar të vitit 2021. Ndërsa eksporti i mallrave nga janari deri në tetor, ka arritur për herë të parë në vlerë prej 774. 4 milionë në 26 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë prej vitit 2021”.

Kurse sqaroi se kanë bërë përpjeke që Kosova, të përfaqësohet edhe në botë përmes aktiviteteve të ndryshme.

“Gjatë këtij viti në Republikën e Kosovës, përmes organizimeve të udhëhequra nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që është përfaqësuar në pozitën botërore në mesin e disa shteteve pjesëmarrëse në Dubai”.

Ndryshe më 23 mars të vitit të kaluar, Hajdari pranoi detyrën e ministres.

Ajo kishte punuar si koordinatore për Arsimin e Lartë në Austrian Development Agency, një organizatë jo-qeveritare austriake që vepron në Kosovë.

Ndërkaq në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) emri i Rozeta Hajdarit figuron si pronare e një kompanie biznesore.

“R&V Consulting” është firma private, pronare e të cilës figuron të jetë Hajdari.

Ligji për deklarimin e pasurisë obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri dhe pastaj në baza vjetore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore