Sport

Gundogan, heroi i papritur i sezonit perfekt


Në një sezon kur Manchester City po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, protagonist është kthyer dikush që shumë pak pritej.

Po flasim për Ilkay Gundogan, që është futbollisti i momentit te Manchester City.

Gjermani ka shënuar 11 gola në 15 paraqitjet e fundit që ai ka luajtur.

Ndeshjen e mbrëmshme ai shënoi dy herë përballë Tottenham, kurse kishte shënuar dy herë edhe përballë Liverpool-it të dielën e kaluar në “Anfield”.

Në mungesën e De Bruyne, Gundogan është kthyer në njeriun kryesor për Guardiola-n.

Skuadra e Guardiola-s nuk ka humbur qysh nga 21 nëntori i vitit 2020.

Ata kanë 23 ndeshje pa humbje, dhe 16 fitore rradhazi në të gjitha kompeticionet.

Me Gundogan në këtë formë, dhe me një pjesë tjetër të skuadrës të jashtëzakonshme, City mund të ëndërroj për çdo trofe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore