Sport

Guardiola synon afrimin e portierit më të mirë në Bundesliga


Pep Guardiola po kërkon një portier zëvendësues për Ederson-in. Deri më tani ata që kanë qenë zgjedhja e dytë për portën kanë zhgënjyer.

Tekniku spanjoll tashmë ka hedhur sytë nga Bundesliga. Pikërisht te portieri më i mirë i sezonit të fundit.

Sipas gjermanes “Kicker”, 29-vjeçari i Arminia Bielefeld-it, Stefan Ortega Moreno është emri që pëlqehet nga Guardiola.

Lojtari, nga ana e tij, është i tërhequr nga mundësia për të luajtur në Angli. Kjo, pavarësisht interesimit të klubeve të tjera me të cilat ai kishte qenë i lidhur, si Bayern Munich-u.

Gjermani është në ditët e fundit të kontratës me Arminia-n dhe transferimi i tij te City do të jetë me kosto zero nëse ndodh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore