Sport

Guardiola dhe disa futbollistë të Manchester City-t rezultojnë pozitiv me COVID-19


Pep Guardiola dhe shtatë lojtarë të Manchester City-t kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi anglez, të cilët njoftuan se Pep nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e së premtes, ku City do të përballet me Swindon Town në Fa Cup.

“Guardiola do të humbasë ndeshjen e nesërme në FA Cup ndaj Swindon Town pasi doli pozitiv me COVID-19. Menaxheri regjistroi një test pozitiv të martën së bashku me asistentin Juanma Lillo”, njofton klubi nga Manchester-i.

“Kjo e çon në 21 numrin e atyre që janë izoluar për arsye të lidhura me Covid. Nga ky numër, 14 janë staf dhe shtatë janë lojtarë të ekipit të parë”, thuhet në njoftimin e klubit të City-t.

Kujtojmë që Manchester City do të përballet në udhëtim me skuadrën e Swindon, ndeshje kjo në kuadër të 1/32-ve të finales në FA Cup.

Për futbollistët e infektuar me coronavirus nuk është bërë e ditur nga klubi anglez, ashtu sikurse që nuk dihet se kush do të drejtojë skuadrën në atë ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore