Shqipëria

Grupi Parlamentar në PD/ Caktimi i emrave të anëtarëve të komisioneve për reformën Zgjedhore dhe Territoriale


Partia Demokratike ka mbledhur Grupin Parlamentar mbrëmjen e sotme të 16 shkurtit.

Mësohet se në mbledhje do të caktohen emrat e anëtarëve të komisionit të posaçëm Zgjedhor dhe komisionit të posaçëm territorial.

Sakaq, ditën e nesërme në= seancën plenare në Kuvend, pritet të miratohen anëtarët e këtyre komisioneve.

PD-ja, më herët, ka realizuar takime me ekspertë dhe qytetarë për të diskutuar mbi reformën territoriale. Konsultime këto që pritet të mbahen në të 12 qarqet e vendit.

Lideri opozitar, Lulzim Basha, ka thënë se kjo reformë duhet rishikuar në mënyrë urgjente.

Për të, Shqipëria ka nevojë për një hartë të re territoriale që do të sigurojë një decentralizim të plotë të vetëqeverisjes vendore dhe pavarësi financiare për pushtetin lokal.

Përpos kësaj, në fokus të diskutimit të Bashës me deputetët nuk kanë munguar as inceneratorët, ku ai është shprehur se është kapur në flagrancë e gjithë kupola e Partisë Socialiste dhe qeverisë.

Nga ana tjetër, ai mësohet të ketë folur edhe për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore