![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/05/sd-4.png)
Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian ka reaguar për situatën e krijuar në Veri të Kosovës të premten, ku Policia asistoi për t’i futur në zyrat e tyre kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ata thanë se “jemi shumë të shqetësuar për përleshjet që përfshijnë policinë e Kosovës dhe protestuesit në veri të Kosovës”.
“I bëjmë thirrje të gjithëve që të de-përshkallëzojnë, të rivendosin qetësinë dhe të vazhdojnë Dialogun, i cili është e vetmja rrugë përpara”, kanë shkruar në Twitter.
Ndërkaq, eurodeputetët theksuan se misioni i EULEX-it në Kosovë “duhet të lejohet të vazhdojë të zbatojë mandatin e saj”.
We are very concerned about the clashes involving Kosovo police & protesters in the north of🇽🇰.
We call on everyone to de-escalate, restore calm and continue the Dialogue, which is the only way forward.
@EULEXKosovo has to be allowed to continue to implement its mandate. pic.twitter.com/jxcb6CYAjL— S&D Group (@TheProgressives) May 27, 2023
Ndryshe, për situatën e krijuar në Veri të Kosovës ka reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe Bashkimi Evropian, duke kritikuar kështu veprimet e Qeverisë së Kosovës.
Në komunikatën e lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u tha se ShBA-të “dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës”.
“Veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës”.
Nga DASH kanë bërë me dije se “këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”, thuhet në komunikatën e tyre.
Tutje, DASH i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”.
Ndërsa, Bashkimi Evropian përmes një komunikate për media u tha se “BE-ja dënon ashpër përleshjet me policinë e Kosovës dhe protestuesit në veri të Kosovës, të iniciuara nga tentativa e kryetarëve të sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale”.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore”, kanë thënë nga BE-ja.
Ndërkaq, theksohet se “të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë”.
“Do të kenë pasoja në marrëdhëniet ShBA-Kosovë”, si reagoi bota për situatën e krijuar në Veri
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ben-Meir rreth ‘njohjes reciproke’ mes Kosovës e Serbisë: Dialogu të fillojë nga e para – palët të bëjnë koncesione
-
Izraeli të martën nënshkruan marrëveshje me Kosovën për heqjen e vizave
-
Osmani për herë të tretë takohet me presidentin e Kenias, diskutojnë për avancimin e raporteve
-
Sveçla insiston se ndërkombëtarët “s’po e kritikojnë” për aksionet policore në veri