Sport

Griezmann-i mund të largohet nga Barcelona në verë


Antonie Griezamann-i mund të lërë Barcelona-n këtë verë dhe duket se edhe Ronald Koeman-i është pro kësaj lëvizje. Francezi nuk luan rol kryesor në skemat e teknikut holandez dhe me kthimin e Ousmane Dembele-s ai ka luajtur më pak, por nëse rikthehet edhe Ansu Fati atëherë Griezmann-i do të jetë më i limtuar në fushë.

Joan Laporta është i bindur se do të arrijë që të bindi Lionel Messi-n për të qëndruar dhe në rast se argjentinasi nuk largohet, Barça do të hidhet në sulm për një qendërsulmues, duke preferuar largimin e Griezmann-it.

Në anën tjetër, largimi i francezit has në vështirësi, për të gjetur një blerës në kohë krize dhe për më tepër performanca e tij, nuk ka qenë aq bindëse sa të tërheqi blerës.

Griezmann-i u ble nga Atletico Madrid-i për 136 milionë euro, para të cilat nuk mund t’i marrë dot përsëri po ta shesi yllin e Frances diku tjetër. Mundësia më e madhe ështe shkëmbimi me sulmuesin e Inter-it, Lautaro Martinez-in.

Martinez-i nuk po rinovon me zikaltrit dhe sirenat e shkëmbimit kanë rënë tashmë mes dy klubeve. Një marrëveshje e cila do i kënaqte të dy klubet, pasi Barcelona gjente qendërsulmuesin, ndërsa Inter-i merrte një partner ideal në sulm për Romelu Lukaku-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore