Muzikë

Greta Koçi lanson video klipin “Trëndafilat”


Këngëtarja shkodrane, Greta Koci, ka publikuar këngën e saj më të re, me titull “Trëndafilat”, tekstin e së cilës e ka shkruar Edlir Begolli.

Kënga është një përzierje e këndshme e zhanrit baladë me tinguj vallëzues.

“Ah le le le, trëndafilat kur mi dhe, veç ma more zemrën e zhduke, se di pse”, janë disa vargje të shkëputura nga refreni i këngës më të re të Greta Kocit.

Koci, këngës së re ia ka bashkangjitur edhe video klipin të realizuar nga kompania Max Production.

Për dallim nga radhët e kaluara, video klipi i ri i Gretës, ka vetëm dy skena xhirimesh, ku ajo shfaqet me veshje elegante të stiluar nga Dejzi, teksa për grimin dhe flokët është përkujdesur, Elona Balaj.

Ndryshe, projekti i fundit i Greta Kocit, ishte “Dola n’penxhere”, publikuar në tetor të vitit të kaluar, e që deri më sot numëron mbi 2 milionë klikime në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore