Shërbimet e metrosë, tramvajit dhe urbaneve në kryeqytetin e Greqisё janё pezulluar. Kjo ka ndodhur pas një greve 24-orëshe, pёr njё projektligj të ri, i cili rrezikon ditën e punës tetë orëshe.
Linjat 1, 2 dhe 3, karrocat dhe tramvajet nuk do të funksionojnë gjatë gjithë ditës. Autobusët pritet të funksionojnë normalisht, por drejtuesit individualë mund të vendosin të bashkohen në grevë.
Ndërprerje priten gjithashtu në fluturime, për shkak të një ndalimi katërorësh të punës së deklaruar nga kontrollorët e trafikut ajror midis orës 11 dhe 3 tё pasdites sё tё enjtes.
Katër fluturime ndërkombëtare dhe 14 të brendshme të Aegean dhe Olympic Air janë anuluar, ndërsa orët e nisjes dhe mbërritjes së nëntë fluturimeve të tjera ndërkombëtare dhe 20 të brendshme janë ndryshuar.
“Anijet do të qëndrojnë të ankoruara te të gjitha portet e vendit më 6 maj”, njoftoi Federata Panhelenike e Detarëve (PNO).
Sindikatat thonë se janë “të vendosur t’u rezistojnë planeve të qeverisë për kthimin në kushtet e punës mesjetare”. Ato deklarojnë se do të luftojnë për të mbrojtur karakterin publik dhe shoqëror të transportit publik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mickoski takon Taravarin në shtabin qendror të VLEN-it
-
Ahmeti: Ndërhyrja e Kurtit nuk i bën mirë Kosovës – fqinjët duhet t’i ketë aleatë
-
Lavrov: Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës – Perëndimi e sheh si fener të demokracisë
-
Në Ballkanin Perëndimor gratë po vriten – është koha për të marrë masa
Lajmet kryesore
-
Veliaj pretendon sërish se ‘takimin me SPAK e ka kërkuar vetë’
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
-
Universiteti Columbia në New York anulon ceremoninë kryesore të diplomimit, për shkak të protestave në Gaza
-
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë s’duhet të përzihet me anëtarësimin e Kosovës në KiE