Lajme

Greqi: Ishulli i Kretës shkundet nga një tërmet me magnitudë 6.2 i shkallës Rihter


Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur ishullin e Kretës në Greqi të martën e 12 tetorit. Këtë e ka regjistruar Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti është regjistruar në orën 12:24 me orën lokale, ku thellësia e saj u raportua 5 km.

Epiqendra e saj u regjistrua 30 kilometra në juglindje të Zakros.

Na mediat greke u raportua vetëm për dëme materiale. Kisha e Agios Nikolaos në Xirokampos, Sitia, u shemb, ndërsa dëme ka pasur dhe në komunën Sitia. Ndërtesat e vjetra, inertet ranë mbi shtëpitë dhe bizneset.

Tërmeti u ndie në të gjithë ishullin e Kretës dhe ishujt e Egjeut. Nga ana tjetër njerëzit dolën të frikësuar duke pushtuar rrugët.

Ndërkohë ka pasur dhe goditje të tjera – një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter pasoi me epiqendër në Zakros, ku pati rrëshqitje toke.

Autoritet nisë evakuimin e nxënësve në shkolla. Sipas dëshmive të cituara nga EMSC-ja, tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati disa sekonda.

Duke folur për televizionin shtetëror “ERT”, presidenti i OASP, Efthymios Lekkas, deklaroi se tërmeti u ndje fuqishëm në Dodekanez dhe Ciklade dhe se po hetohej nëse ka ndikim në tokë.

Ndërsa drejtori i Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis, theksoi se ky tërmet nuk ka asnjë lidhje me atë në Arkalochori.

Sipas tij ky është tërmeti kryesor, megjithatë priten disa tërmete të tjera.

Hera e fundit që ky ishull u godit nga tërmeti ishte më 27 shtator, por magnituda e kësaj dite ishte më e forta – 6 Rihter u regjistrua para dy javësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore