Lajme

Greqi/ Do bënte selfie, turisti britanik goditet për vdekje nga bishti i helikopterit


Një i ri britanik ka humbur jetën pasi u godit nga helikat e bishtit të një helikopteri në Greqi. Besohet se Jack Fenton, nga Kenti, sapo kishte zbritur nga helikopteri Bell 407 në Athinë.

Për këtë ngjarje Policia greke arrestoi dy pilotët dhe një pjesëtar të ekuipazhit tokësor në lidhje me vdekjen e 22-vjeçarit. Ata përballen me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Jack Fenton, 22 vjeç, kishte ecur drejt pjesës së pasme të helikopterit për të bërë një selfie, pasi fluturoi nga ishulli i Mykonos në një helipad privat pranë Athinës.

‘Procedurat e nevojshme’

Fenton ishte mes një grupi pushuesish që ktheheshin nga ishulli grek i Mykonos me helikopter privat dhe sapo kishte zbritur në një aeroport afër Athinës.

Thuhet se ai kishte ecur pas helikopterit, motori i të cilit ishte ende në punë, kur u godit dhe u vra nga tehet e mprehta të helikave.

Prindërit e tij thuhet se po e ndiqnin me një helikopter të dytë, i cili më pas u devijua.

Hetuesit do të shqyrtojnë nëse janë ndjekur procedurat e nevojshme përpara se pasagjerët të lejoheshin të dilnin, megjithëse burime policore i kanë thënë BBC-së se piloti kryesor kishte përvojë.

Tre të arrestuarit janë liruar pa u akuzuar ndërsa hetimet vijojnë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore