Shqipëria

Greqi/Arrestohet i moshuari qё i hoqi respiratorin 76-vjeçarit me Covid 19


Ёshtё vendosur nё pranga shtetasi shqiptar S.M. 60 vjeç, i cili mesnatёn e 7 prillit i hoqi respiratorin njё 76 vjeçari grek, tё intubuar me coronavirus.

60-vjeçari i infektuar me Covid 19 po merrte trajtim nё njё dhomё me 76 vjeçarin grek, E. S.

S.M. i shqetёsuar nga zhurma e respiratorit flitet tё ketё fikur respiratorin e 76-vjeçarit.

Sipas informacioneve tё policisё greke, 60 vjeçari deklaroi se kishte qenё nё gjumё dhe nuk kishte asnjё lidhje me çёshtjen.

Megjithatё, ai kishte kёrkuar falje pёrpara hetuesve dhe ishte lёnё nё paraburgim.

Ndёrkohё, nё pajisjen mbёshtetёse tё respiratorit u gjetёn gjurmёt e gishtave tё tij, çka e çoi dhe nё burg kёtё tё fundit.

Rezultatet e autopsisё zbuluan se kishte pneumoni dhe nuk u gjetёn dёmtime nё trupin e tij.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore