Shqipëria

“Green Forest”, Korçë: Shpërdoruan detyrën, pezullohen nga detyra 9 zyrtarë publikë


Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Green Forest”, duke pezulluar nga detyra nëntë funksionarë publik, duke goditur kështu aktivitetet e paligjshme të kryer nga punonjësit shtetërorë.

Konkretisht u ekzekutua vendimi i Prokurorisë Korçë për masat e sigurisë  me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit G. P., 54 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë), E. Q., 39 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës i Sektorit të Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë), J. M., 47 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Kontrollit të Territorit Korçë), K. D., 51 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë, O. J., 52 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Drejtorinë e Inspektimit të Gazit dhe të Naftës Korçë) dhe J. M., 53 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Drejtorinë e Pajisjeve nën Presion Korçë).

Po ashtu edhe shtetasit F. T., 28 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë (me detyrë drejtore e Drejtorisë së Inspektimit të Pyjeve Tiranë), M. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë përgjegjës i Sektorit Operacional në Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve Tiranë) dhe P. C., 61 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë kryeinspektor në Sektorin e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit Kolonjë).

Këta shtetas, gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në institucionet shtetërore të përmendura më lart, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore