Shqipëria

“Gratë, paqja dhe siguria” – Xhaçka përfaqëson Shqipërinë si anëtare e Këshillit të Sigurimit


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, është nisur drejt SHBA-ve për marrë pjesë në një debat të hapur në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me temë bisedimesh “Gratë, paqja dhe siguria”.

Kjo është hera e parë që kryediplomatja shqiptare, do t’i adresohet vendeve anëtare në OKB si përfaqësuese e një vendi anëtar në Këshillin e Sigurimit.

Debati do të zhvillohet në nivel ministror dhe vëmendjen kryesore e ka për nga dhuna ndaj grave. Mbi të gjitha, kur ajo ushtrohet për shkak të angazhimeve të tyre në procese të paqes dhe sigurisë.

Bisedimet do të kryesohen nga ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Anniken Huitfeldt. Norvegjia është pikërisht vendi, i cili mban presidencën e radhës në KS.

Të ftuar për të informuar Këshillin mbi këtë çështje, janë Komisionerja e Lartë e OKB-së për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Michelle Bachelet dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Dhuna ndaj grave mbetet një temë e gjerë bisedimi në gjithë rrafshin botëror.

Në Shqipëri po ashtu, statistikat flasin për një nivel të lartë të dhunës ndaj grave në të gjitha format e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore