Kosova

Grabitje e armatosur në Ferizaj


Ilustrim

Në qytetin e Ferizajt një person i armatosur e i maskuar është futur në një market të shtunën dhe ka grabitur paratë e një arke dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

“Ankuesja femër kosovare, punëtore në një market ka njoftuar se një person i pa njohur e i maskuar dhe më një armë në dorë i ka kërkuar që t’i japë të gjitha paratë që i ka në arkë. I dyshuari pasi që i ka marrë parat është larguar në drejtim të pa njohur”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar, ndërsa i dyshuari është ende në arrati.

Po ashtu organet e rendit kanë njoftuar se është arrestuar një person që po kërkohej nga Shqipëria me urdhërarrest ndërkombëtar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar, i kërkuar nga shteti i Shqipërisë me urdhër arrest ndërkombëtar. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”.

Policia ka bërë të ditur për tri raste të hetimeve të vdekjes në 24 orët e fundit në Kosovë. Dy persona kanë vdekur në Gjilan dhe një në Gjakovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore