Pajisje

Goldman Sachs dhe Apple në bisedime për të ndryshuar partneritetin e tyre


Sipas një raporti të publikuar në Wall Street Journal, Goldman Sachs po e konsideron largimin nga partneriteti me Apple.

Në vitin 2019, firma prodhuese e iPhone-ëve dhe Goldman Sachs filluan shpërndarjen e një karte krediti virtuale.

Banka në fjalë është në bisedime me American Express për marrjen sipër të partneritetit të kartës së saj të kreditit Apple.

Apple and Goldman Sachs: The messy partnership that led to Apple Card - 9to5Mac

Por marrëveshja mes Goldman Sachs dhe American Express mund të përfshijë gjithashtu edhe marrjen në kontroll edhe të sipërmarrjeve të tjera që ata kanë me gjigantin teknologjik, thuhej tutje në raport, duke cituar persona që kanë njohuri për çështjen.

Reuters shkruan se ata kanë kontaktuar Apple, Goldman Sachs dhe American Express për të marrë më shumë informata në lidhje me raportimet, por se nuk kanë marrë përgjigje.

Apple tha në fillim të këtij viti se do të bashkëpunojë me Goldman Sachs për të ofruar kursime me shkallë të lartë për klientët e kartave, teksa bankat konkurrojnë për paratë e klientëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore