Përballje

Golden State Warriors kalon në çerekfinale, shkëlqen Curry me 50 pikë


Golden State Warriors është kualifikuar në çerekfinale të NBA-së, teksa eliminuan Sacramento Kings me serinë e ndeshjeve prej 4:3.

Çerekfinalisti u vendos në mbrëmjen e kaluar (me kohën tonë lokale), ku në “Golden 1 Center” të Sacramento-s triumfoi skuadra mike me shifrat 100:120.

Ylli i Warriors, Stephen Curry, ishte i jashtëzakonshëm në këtë ndeshje, duke realizuar 50 pikë, të cilave ua shtoi edhe tetë kërcime e gjashtë asistime.

Përderisa dy çerekët e parë ishin të barabartë, në të tretin dhe të katërtin mysafirët bën diferencën duke krijuar epërsi të lartë dhe pas shtatë ndeshjeve me katër fitore e tre disfata kalojnë tutje.

Në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit, Warriors do të përballen me LA Lakers.

Ndërkohë, në mbrëmjen e kaluar u zhvilluan edhe dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale.

Miami Heat e nisi mirë këtë fazë duke fituar në udhëtim te New York Knicks me një diferencë të ngushtë pikësh prej 101:108.

Fitore arriti edhe Denver Nuggets, duke e mposhtur në ndeshjen e parë skuadrën e Phoenix Suns me shifrat 125:107.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore