Sport

Gjyqtari kosovar do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e Real Madrid-it


Gjyqtari nga Kosova me nënshtetësi zvicerane, Bekim Zogaj, vazhdon të vlerësohet lartë nga UEFA.

Zogaj këtë radhë është deleguar për ta gjykuar një ndeshje shumë të rëndësishme.

Bëhet fjalë për përballjen e Ligës së Kampionëve mes Celtic-ut dhe Real Madrid-it që do të zhvillohet këtë të martë.

Në këtë ndeshje, Zogaj do të jetë gjyqtar anësor së bashku me Jonas Erni, ndërsa Sandro Scharer është caktuar si gjyqtar kryesor.

Lukas Fahndrich do të jetë gjyqtari i katërt në këtë përballje, kurse Tomasz Kwiatkowski dhe Fedayi San do të jenë në dhomën e VAR-it.

Kujtojmë që Zogaj më herët kishte ndarë gjykuar edhe ndeshje tjera të rëndësishme si: Ferencvarosh – Barcelona, apo Manchester United – AZ Alkmar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore