Sport

Gjyqtarët nga Kosova do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Europa Conference Leauge


Ekipi e gjyqtarëve kosovarë, në krye me Genc Nuzën, pritet të ndajnë drejtësinë në një ndeshje të UEFA Europa Conference Leauge.

Kjo gjë ende nuk është bërë zyrtare, mirëpo më së largu deri të hënën pritet të konfirmohet.

Pra, kjo do të jetë një e arritur historike për gjyqtarët kosovarë, pasi që do të jetë hera e parë që referojnë në një ndeshje të këtij karakteri.

Njëkohësisht kjo do të jetë edhe një sprovë e radhës për Genc Nuzën me shokë, e cila shton përvojën dhe ngritjen profesionale në arenën ndërkombëtare.

Në fakt, gjyqtarët nga Kosova kishin ndarë drejtësinë edhe në një ndeshje kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Dardan Çaka, ishin gjyqtarë në takimin e zhvilluar mes Dinamo Zagrebit dhe Valur-it nga Islanda.

Ndërsa, kjo do të jetë hera e parë që Nuza me shokë do të referojnë një ndeshje të grupeve në një garë të UEFA-s.

Kurse, përveç saj, Nuza me ekipin e tij kishin gjykuar më parë edhe dy ndeshje miqësore ndërkombëtare: Turqia – Ukraina dhe Turqia – Moldavia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore