Sport

Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në miqësoren Turqi – Azerbajxhan


Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën, do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen miqësore ndërkombëtare, mes Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet këtë të enjte në stadiumin “Oba Stadymu” në Alanya, derisa Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastrati.

Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian “Euro2020” dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor.

Pa dyshim, delegimi i gjyqtarëve kosovarë në ndeshje të këtij niveli dëshmon  punën e mirë që ka bërë Federata e Futbollit të Kosovës, edhe në ngritjen profesionale të gjyqtarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore