Sport

Gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës


Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të ndajnë drejtësinë në garat evropiane.

Këtë herë, Genc Nuza së bashku Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj do ta gjykojnë ndeshjen e Ligës së Konferencës mes sllovakëve të Ruzomberok dhe ekipit në Letonia Riga.

Ndërsa, gjyqtari i katërt i kësaj ndeshje do të jetë Dardan Çaka.

Ndeshja zhvillohet në Sllovaki më 21 korrik me fillim nga ora 18:30.

Kutjojmë që në javën e kaluar, gjjyqtarët nga Kosova ndanë drejtëstinë edhe në një ndeshje tjetër të kësaj gare.

Visar Kastrati, Besnik Morina, Lumturije Muhadri dhe Mentor Ajeti e gjykuan ndeshjen mes skuadrës Fola nga Luksemburgu dhe Tre Fiori nga San Marino.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore