Shqipëria

Gjykata Kushtetuese heq vendimin e lejes për grumbullime dhe manifestime


Gjykata Kushtetuese ka njoftuar më 5 maj, se pas shqyrtimit të kërkesës së Gjykatës së Apelit Shkodër, ka vendosur të shfuqizojë nenin 262 të Kodit Penal. Seanca plenare u zhvillua më 4 maj.

Ky nen parashikonte marrjen e lejes nga organtet kompetente për të organizuar grumbullime apo manifestime.

Në rast kur ky nen shkelej atëherë do të kishte masa me gjobë deri në burg për individët që nuk e respektonin.

Sipas Gjykatës Kushtetuese ky nen është i papajtueshëm me nenet 17, pika 1 dhe 57 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Prandaj në përfundim të shqyrtimit, Gjykata vendosi se nuk ka nevojë për leje pranë organit kompetent.

Gjithashtu ngarkoi Kuvendin e Shqipërisë për detyrimin e plotësimit të normës ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.

Ky vendim hyn në fuqi gjashtë muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore