Lajme

Gjykata Federale nuk hedh poshtë padinë ndaj Princit Andrew për “sulm seksual”


Gjykata Federale ka hedhur poshtë kërkesën e Princit Andrew të Britanisë për të rrëzuar padinë e Virginia Giuffre, e cila ka deklaruar se “e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, kur ajo ishte 17 vjeç, dhe se ishte trafikuar nga financuesi i ndjerë, Jeffrey Epstein”.

Në padinë e saj, Giuffre pretendon se Princi Andrew e abuzoi seksualisht me ftesën e Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell (ish të akuzuar për trafikim të grave nën moshë), kur ajo ishte e mitur dhe se rastet e abuzimit seksual të dyshuar ndodhën edhe në shtëpinë e Maxwell në Londër, edhe në shtëpinë e Epstein-it në SHBA.

Po ashtu, në padi thuhet se “Giuffre kishte frikë nga mosbindja e urdhrave të Epstein-it, Maxwell dhe Princit Andrew, ‘për shkak të lidhjeve të tyre të fuqishme, pasurisë dhe autoritetit’”.

Ndërkohë, në vendimin bërë publik të mërkurën e 12 janarit, gjykatësi i qarkut të SHBA-ve, Lewis Kaplan, tha se është e parakohshme të shqyrtohen kërkesat e princit, i cili synon të hedhë dyshime mbi akuzat e Giuffre-s.

Virginia Giuffre teksa largohet nga Gjykata në Njw York, më 27 gusht 2019

Megjithëse, ai do të lejohet ta bëjë këtë në një gjyq të posaçëm.

Kaplan tha gjithashtu se është shumë herët për të vendosur nëse Giuffre dhe Epstein synonin të lironin njerëz si Andrew në marrëveshjen e tyre të zgjidhjes së vitit 2009.

Marrëveshje të tilla mund të kufizojnë paditësit nga ndjekja e proceseve gjyqësore të mëtejshme, madje edhe kundër palëve të treta.

Avokatët e Andrew dhe Giuffre nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore