Sport

Gjykata e Tiranës merr vendimin për drejtuesit e Klubit të Kastriotit


Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia, Presidentin e Klubit të Kastriotit, Alban Voglin dhe Administratorin, Gazmend Voglin.

Dy zyrtarët e Kastritoit u arrestuan të shtunën pas përballjes Tirana – Kastrioti në Kategorinë Superiore në stadiumin “Selman Stërmasi”, pasi u futën në fushë duke sjellë dhe ndërprerjen e lojës për disa minuta.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masat “detyrim paraqitje” për Alban Voglin dhe “arrest shtëpie” për Gazmend Voglin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore